Course Syllabus
Fakulteti i Edukimit
Drejtimi: Mësimdhënia dhe Kurrikula
Titulli i kursit : Planifikimi Zhvillimor i Shkollës
Niveli dhe lloji i kursit: Master/zgjedhor
Viti i studimeve dhe semestri: Viti I/Semestri II, salla M2
Numri i orëve në javë: 3
Kodi ose shifra e lëndës:
Vlera në kredi ECTS : 5
Koha/lokacioni: E shtunë, 9.00-13.45 h, Fakulteti i Edukimit,
Konsultime me studentë: Me caktime përmes e-mailit
Mësimdhënësi i kursit: Dr.sc. Dukagjin Pupovci
Telefoni: 038/258-203
e-mail: dukagjin.pupovci@uni-pr.edu
QËLLIMI I KURSIT
Kursi Planifikimi Zhvillimor i Shkollës është një ndërthurje e teorisë, proceseve kërkimore dhe e praktikës së planifikimit në arsim. Qëllimi kryesor i këtij kursit është përgatitja profesionale e studentëve dhe aftësimi i tyre për menaxhim të planifikim në nivel të shkollave fillore dhe të mesme. Gjithashtu, kursi në fjalë zhvillon aftësitë e studentëve për të hulumtuar dhe për të reflektuar për praktikat e planifikimit.
REZULTATET E PRITURA
Me përvetësimin e këtij programi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje:
- Të shpjegojnë, argumentojnë dhe të demonstrojnë modele të suksesshme të planifikimit për transformimin e shkollave tradicionale në shkolla efektive.
- Të formulojnë vizionin zhvillimor, misionin, qëllimet , objektivat e përgjithshme dhe të veçanta në procesin e udhëheqjes dhe të qeverisjes.
- Të demonstrojnë aftësi për punë me prioritete.
- Të përpilojnë planin zhvillimor të shkollës dhe projekte shkollore në bashkëpunim me ekipin e formuar.
- Të shfrytëzojnë metodën e kornizës logjike në punën e tyre.
PLANI I DETAJUAR I KURSIT
|
Java |
Përmbajtja |
Detyra |
|
1 21.02.2015 (3 orë) |
Prezantimi i programit të kursit Trendet bashkëkohore të zhvillimit të sistemeve të arsimit |
|
|
2 14.03.2015 (6 orë)
|
Hyrje në planifikim
Plani Zhvillimor i Shkollës Analiza SWOT Vizioni dhe misioni |
Studentët duhet të ndahen në grupe prej 4-6, mundësisht sipas vendit të punës dhe lidhshmërisë. Secili grup do ta caktojë një koordinator.
|
|
3 21.03.2015 (6 orë)
|
Objektivat strategjike dhe aktivitetet Shembuj të planeve zhvillimore
Nivelet e ndryshime të planifikimit Projekti simulues Udhëzime për planifikime të projekteve studentore (Fleta e punës) Informim rreth vlerësimit |
Secili grup duhet ta përgatisë idenë e projektit studentor dhe ta dërgojë me e-mail |
|
4 28.03.2015 (6 orë)
|
Definimi i problemeve Grupëzimi i problemeve Përcaktimi i problemeve prioritare Trungjet e problemeve Finalizimi i trungjeve të problemeve Analiza e opcioneve |
Secili grup duhet t’i përgatise trungjet e problemeve për projektin studentor , bashkë me opsionet përkatëse,dhe të njëjtat t’i dërgoje te mesimdhënësi brenda dy javësh. |
|
5 11.04.2015 (6 orë)
|
Shfrytëzimi i trungjeve për të shkruar arsyetimin e projektit
Metoda e kornizës logjike |
Secili grup duhet të hartojë: 1) Përshkrimin e arsyetimit të projektit studentor në bazë të trungjeve 2) Kornizën logjike për projektin studentor Detyrat duhet të dërgone te mësimdhënësi brenda 2 javësh. |
|
6 25.04.2015 (6 orë)
|
Aktivitetet e projektit Përshkrimi i aktiviteteve të projektit Plani operativ i projektit
Monitorimi i projekteve |
Secili grup duhet të hartojë: 1) Përshkrimin e aktiviteteve të projektit studentor 2) Planin operativ për projektin studentor Detyrat duhet të dërgohen te mësimdhënësi brenda 2 javësh |
|
7 08.05.2015 (3 orë) ONLINE |
Hartimi i buxhetit të projektit Modele projektesh dhe planesh zhvillimore Dhënia e udhëzimeve për finalizimin e projekteve studentore |
Në bazë të udhëzimeve të dhëna, të gjitha grupet, në afat prej 2 javësh do t’i finalizojnë projektet studentore |
|
8 (3 orë) |
Prezantimi i projekteve studentore |
|
Metodat e mësimdhënies: Kursi do të organizohet në formë të punëtorive 3-6 orëshe, ndërsa pjesa më e madhe e tij do të realizohet përmes bashkëbisedimit me studentë.
PLANI I VLERËSIMIT
Vlerësimi është përshkruar në mënyrë të detajuar më sipër dhe mbështetet në këto aktivitete:
|
Kategoria |
Pikë |
|
Ideja e projektit |
10 |
|
Hartimi i trungjeve të problemeve me opsionet |
20 |
|
Arsyetimi i projektit studentor në bazë të trungjeve |
10 |
|
Korniza logjike e projektit studentor |
15 |
|
Përshkrimi i aktiviteteve të projektit studentor |
10 |
|
Plani operativ i projektit studentor |
10 |
|
Dokumenti përfundimtar i projektit studentor dhe prezantimi |
25 |
|
Totali |
100 |
Pikët në tabelën e mësipërme janë pikë të grupit, ndërkaq brenda secilit grup studentët do të marrin pikë në përputhje me angazhimin e tyre. Në fakt, me çdo detyrë do të dorëzohet nga koordinatori i grupit një raport për angazhimin e anëtarëve të grupit, si dhe një ditar pune që bën të mundur ndarjen e drejtë të pikëve.
Varësisht, nga numri i pikëve të mbledhura studentët vlerësohen me nota sipas tabelës në vijim:
|
Pikët |
Nota |
|
90-100 |
10 |
|
80-89 |
9 |
|
70-79 |
8 |
|
60-69 |
7 |
|
50-59 |
6 |
Përcaktimi i rregullave:
- Studentët janë të lirë të bëjnë pyetje, dhe të marrin pjesë në çdo aktivitëtet.
- Gjatë orëve mësimore nuk lejohen telefonat celularë.
- Nuk lejohet ardhja me vonesë apo largimi nga ora pa arsye
Literatura:
- Pupovci D., Shala A. : Mjetet për Planifikim në Arsim, EU Education SWAP Project, Prishtinë, maj 2011.
- Hyseni H., Mita N., Salihaj J., Pupovci D. : Qeverisja dhe udhëheqaj në arsim, KEC, Prishtinë, 2003.
- Erlandson et al.: Organizational oversight, Eye on Education, 1996.
- Sylhasi V.: Plani Zhvillimor i Shkollës, udhëzues, MASHT, 2010
Course Summary:
| Date | Details | Due |
|---|---|---|